Nga Beqir Sina
Shtatorja e të Shejtes Nëna Tereze, këto ditë të vështira në qytetin e Brooklynit, tre muaj me Coronavirusin Covid 19, dhe protestat e dhunëshme me plaçkitje dhe vjedhjen e dëmtimin e pronave private, ka bër që besimtarët njujorkez të luten e ndezin qirinjë para Shejtores shqiptare Nëna Tereze në platonën e Kishës Saint Anthanasius në Brooklyn
Shtatorja e të Shejtës Nëna Tereze u vendos dhe qendron aty katër vjet më parë në qytetin e Brooklynit me nismën e Organizatës Rrënjëve Shqiptare të drejtuar nga Marko Kepi, dhe të ish senatorit të shtetit të New Yorkut, Marty Golden, me sponosrizimin e një grupi shqiptarësh që siguruan gdhendjen e shtatores
Në platonë e Kishës Saint Anthanasius në Brooklyn, ku jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptarë, katër vjet më patë me një ceremoni madhështore, është përuruar shtatorja e të shenjtores e Shën Terezës së Kalkutës, të njohur ndryshe si Nënë Tereza.
Shtatorja u vendos me nismën e Rrënjëve Shqiptare të drejtuar nga Marko Kepi dhe të senatorit të shtetit të New Yorkut, Marty Golden, me sponosrizimin e një grupi shqiptarësh që siguruan gdhendjen e shtatores.
Rreth 2 metra e lartë dhe e derdhur në Bronx, ajo peshon rreth 300 kg dhe në bazament ka të shkruar “Nënë Tereza” në anglisht dhe emrin e saj origjinal Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, rrethuar nga nja “kopësht” me lule te freskta.
Ceremoninë e udhëhoqi me shumë ekulencë dhe emocione të mëdha gazetarja Kozeta Turishta, ndërsa e prezantoi dhe e përshëndeti presidenti i Albanian Roots Marko Kepi.
Shtatoren e zbuluan ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë – Shkelqesia e Tij Bujar Nishani, Imam Tahir Kukaj, Pastor Athanas, senatori Mary Golden dhe Rabai i Brooklynit.
Senatori Golden ka nderuar gjithashtu Presidentin Nishani me një Proklamatë të Senatit të Shtetit. Ai i dorezoi Presidetit vendimin unanim të Senatit që shpalli 4 Shtatorin 2016, “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut
Në përurimin e shtatores së Nënë Terezës para Kishës Anathasius ishin të pranishëm qytetarë të shumtë të Bruklinit , si dhe numri i madh shqiptarësh nga New Yorku. Shumë prej tyre e kanë shfrytëzuar këtë çast për t’u fotografuar pranë shtatores, dhe me Presidentin e Shqiperise.
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…