Rusia po kryen manovra të ndryshme për të shpallur mobilizim masiv. Kjo është konfirmuar edhe në SHBA.
Në veçanti, “referendumet” po përgatiten me nxitim në territoret e pushtuara të Ukrainës. SHBA ka të dhëna se Putini mund të jetë duke u përgatitur për të shpallur mobilizimin në këtë mënyrë.
Shtetet e Bashkuara i denoncuan referendumet e planifikuara të Rusisë për të aneksuar pjesë të Ukrainës si veprime “të rreme” dhe thanë se nuk do t’i njihnin rezultatet.
“Këto referendume janë një fyerje ndaj parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial që mbështesin sistemin ndërkombëtar”, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
“Nëse kjo ndodh, Shtetet e Bashkuara nuk do t’i njohin kurrë pretendimet e Rusisë për ndonjë pjesë të supozuar të aneksuar të Ukrainës”, tha ai.