KRYESORE

Gjermania, ligj të ri për “t’ja marrë shpirtin” Ballkanit

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar dhe të specializuar. Punët e lira duhet të plotësohen më shpejt me importe dhe qeveria dëshiron të tërheqë më shumë punëtorë nga jashtë me nostrifikimin më të lehtë të diplomave dhe një hartë të re mundësish.

Ligji i ri për emigracionin e punëtorëve të kualifikuar, që po planifikohet, parashikon një sistem të ri pikësh. Ndër të tjera, për të huajt me të paktën dy vite kualifikime profesionale, po prezantohet edhe një “kartë shansi”, e bazuar në një sistem pikësh.

“Ndër kriteret e përzgjedhjes janë aftësitë gjuhësore, përvoja profesionale, mosha dhe lidhja me Gjermaninë”, thuhet në projektligj.

“Karta e shansit” ofron gjithashtu mundësi për punë provuese ose me kohë të pjesshme.

Njerëzit që vijnë nga vende jashtë Bashkimit Evropian marrin një “kartë shansi” nëse mbledhin të paktën gjashtë pikë. Për shembull, katër pikë shkojnë për një kualifikim të caktuar profesional. Njohuri të mira të gjuhës gjermane ose të paktën tre vjet përvojë profesionale përkatëse vlejnë nga tre pikë secila.

Dy pikë mund të merren për njohuri të pjesshme të gjermanishtes, vetëm dy vjet përvojë pune ose mosha deri në 35 vjeç. Plani është që të jepet një pikë nëse një person ka kaluar ligjërisht të paktën gjashtë muaj të vazhdueshëm në Gjermani.

Gjithashtu hiqet kufiri prej 25 mijë personash në vit në të ashtuquajturën rregullore për Ballkanin Perëndimor. Kuota për qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të jetë më e lartë – 50 mijë në vit, shkruan dpa.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

4 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

19 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago