Policia ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ka mashtruar një kosovar duke i marrë para në këmbim të rregullimit të dokumenteve të udhëtimit.
Policia ka bërë të ditur se 33-vjeçari i dyshuar ia kishte marrë viktimës 3 mijë e 600 euro.
“Policia ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Z.A , mashkull , shtetas i Maqedonisë së Veriut, i moshës 33 vjeçar, i cili kishte mashtruar personin tjetër me inicialet A.R ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ku në këmbim të rregullimit të dokumenteve të udhëtimit i kishte marr një shumë të caktuar të hollave ( 3600 euro)”, ka bërë të ditur policia.
Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, ka njoftuar policia.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…