Shteti amerikan i Misurit ka vendosur të padisë qeverinë kineze dhe Partinë Komuniste në pushtet për atë që ai e quan “mashtrim i qëllimshëm”, i cili çoi në përhapjen e pandemisë së koronavirusit në të gjithë botën.
“Qeveria kineze gënjeu botën rreth rrezikut dhe natyrës infektuese të Covid-19, iu mbylli gojën denoncuesve dhe bëri shumë pak për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të Misurit, Eric Schmitt.
Padia nënkupton dëmshpërblim për jetët e humbura, vuajtjet e të infektuarve dhe dëmin ekonomik që shteti i Misurit ka pësuar si pasojnë e pandemisë.
E ndërsa zyrtarët e Misurit e quajtën padinë “historike”, ekspertët thonë se ajo do të përballet me pengesa ligjore dhe procedurale pasi ligji amerikan iu jep qeverive të huaja imunitet nga veprime të tilla.