Institucionet e Kosovës, në mungesë të hapësirave publike, punën e tyre e zhvillojnë në objekte private.
17 prej tyre paguajnë qira mujore për objektet që i shfrytëzojnë.
Sipas të dhënave që ka Ministria e Administratës Publike, kjo shumë çdo vit arrin vlerën prej 1 milion e 696 mijë euro.
Në këtë listë përfshihen 6 ministri e 11 institucione të tjera.
Ndërkaq, qiranë më të lartë vjetore e paguan Administrata Tatimore e Kosovës. Vlera e saj arrin në 384 mijë euro ose 32 mijë euro në muaj.
Pas saj radhitet Ministria e Financave, që paguan qira vjetore prej 347 mijë euro.
E pas saj, edhe Zyra Kombëtare e Auditimit ku qiraja vjetore është 175 mijë euro.
Qira vjetore mbi 100 mijë euro paguajnë edhe Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe Ministria e Integrimit Evropian, që së fundmi nga ndërtesa e qeverisë ka kaluar në objekt me qira.
Vlera e qirasë vjetore që paguajnë institucionet e tjera publike sillet prej 21 mijë euro më e ulëta, që paguan Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe 75 mijë euro që paguan Komisioni i Pavarur i Mediave.
Vlerat milionëshe të pagesave për qira që bëhen çdo vit, shihen si të panevojshme nga ana e D+.
Visar Rushti thotë se buxhetin e ngarkojnë më së shumti agjencitë shtetërore, pasi që një numër i madh i tyre janë në objekte private.
Ai shpjegon se nga të dhënat që ata posedojnë që nga viti 2013 deri në vitin 2016, janë shpenzuar mbi 7 milionë euro vetëm për qira të institucioneve.
Ndërkaq, buxhetit të shtetit pritet t’i shtohet edhe një shumë tjetër e lartë për objektet me qira.
Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Kulturës do të largohen nga objekti ku kanë qenë me vitet të tëra për t’i lënë vendin Presidencës.
E në objektet ku do të vendosen, pritet që qira vjetore të paguajnë 1.26 euro.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…