Shembja e banesave në Turqi nga tërmeti ka vënë në pikëpyetje cilësinë e ndërtimeve. Ekspertet të menaxhimit të emergjencave thonë se shkalla e dëmeve tregon se objektet nuk janë ndërtuar sipas cilësive të kërkuara.
Në Turqi qytetarët, janë të zemëruar, për cilësinë e dobët të punimeve në shumë prej ndërtesave që u shembën nga tërmeti. BBC ka marrë disa shembuj të pallateve të shembura, ku është verifikuar cilësia e dobët e ndërtimeve.
Ky pallat ka përfunduar se ndërtuari vitin e kaluar, ndërsa sot është i shkatërruar i gjithi. Në Twitter është publikuar një pjesë e kontratës, në të cilën shkruar se ishte “përfunduar në përputhje me rregulloret më të fundit të tërmeteve.
E njëjta situatë paraqitet në një tjetër godinë, në qytetin e Iskenderun. Kjo ndërtesë që shihni në foto, ka përfunduar në vitin 2019. Sot gjysma e saj është e rrënuar.
BBC shkruan se ka kontaktuar kompaninë kontraktuese për të marrë një koment, por deri më tani nuk kanë marrë një përgjigje.
Ekspertët thonë se nëse punimet do të ishin kryer sipas rregullores, sot nuk do të kishim jetë të humbura, pavarësisht se tërmeti ishin të fuqishme.
“Intensiteti maksimal i këtij tërmeti ishte i dhunshëm, por jo domosdoshmërish i mjaftueshëm për të rrëzuar ndërtesat e ndërtuara mirë”, thotë David Alexander, profesor i Planifikimit dhe Menaxhimit të Emergjencave në University College London.
Rregullat e fundit kërkojnë që strukturat në rajonet e prirura nga tërmeti të përdorin beton të cilësisë së lartë të përforcuar me shufra çeliku. Kolonat dhe trarët gjithashtu duhet të shpërndahen për të absorbuar në mënyrë efektive ndikimin e tërmeteve. Megjithatë, këto ligje nuk janë zbatuar, duke shkaktuar me mijëra të vdekur.