Ka përfunduar protesta e organizuar nga aktivistët e Partisë Socialdemokrate para Qeverisë së Kosovës kundër shtrenjtimit të rrymës.
Në fund të protestës, protestuesit kanë gjuajtur objektin e qeverisë me poça elektrikë dhe qirinj në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës.
Një veprim i tillë vjen në shenjë pakënaqësie ndaj propozimit për shtrenjtim të rrymës.
Ndryshe, gjatë fjalimit që mbajti në shkallët e objektit të Qeverisë, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se Qeveria Kurti i ka bërë favore kompanisë së distribucionit KESCO.
Ai tha se për dy muaj kryeministri Albin Kurti i ka dhënë mbi 120 milionë euro kësaj kompanie.
Molliqaj tha se KESCO i ka borxh edhe KEK-ut dhe se kështu po mundohet ta bankrotojë këtë kompani.
“Kur liria pengohet ajo bëhet kauzë siç u bë sot. Kur pabarazia shtypet ajo bëhet kauzë siç u bë sot. Kryeministri aktual ka 10 vite që ka folur për dëmet e privatizimit të distribucionit. Askush më shumë se ky kryeministër nuk i ka bërë favor kompanisë KESCO. Për dy muaj ai i ka ndarë nga taksat tona nga buxheti hiç më pak se 120 milionë euro. A e dini si është puna e fitimeve të kësaj kompanie. Siç thotë populli s’ngihen kurrë. Sa më shumë që i jep ma shumë dojnë dhe për këtë arsye kjo kompani e ka në plan që pas 120 milionëve që i ka marr deri më tani, ta bankrotojë KEK-un. Që tre muaj ajo ia ka borxh KEK-ut mbi 50 milionë euro”, tha Molliqaj.
Ndër të tjera kryetari i PSD-së e ka cilësuar si frikacak kryeministrin e Kosovës. Ai tha se Kurti nuk ka as shok e as shoqe për të punuar.
“Kurrë moment më të mirë nuk kish pas Qeveria e Kosovës sesa tash me e kthye distribucionin në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Por për ta bërë këtë duhet guxim politik e problem është kështu që brenda kësaj ndërtesë është një frikacak, një tutc që veten e sheh si supermen. E bash që është tutc është shumë i rrezikshëm. Ky njeri nuk ka as shokë, as shoqe për me punu, ka veç instrumente me i përdor, por vetëm armiq për me i luftu”, tha ai.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…