Me grusht në tryezë dhe me fjalë të hapura Merkel ka folur vetëm një herë: Në 23 gusht 2011, presidenti atëhershëm serb, Boris Tadiç qëndronte me mimikë të ngurosur në konferencën e shtypit në Beograd krahas mikes nga Berlini, thotë DW.
Kancelarja përsëriste ftohtë dhe me ton neutral, atë që i kishte thënë Tadiçit pas dyerve të mbyllura. Serbia duhet të ndalë mbështetjen në veriun e provincës së saj të mëparshme, Kosovë. Beogradi duhet të japë dritën e gjelbër për anëtarësimin e shtetit të pavarur të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Ndryshe nuk ka për të ecur përpara me anëtarësimin e Serbisë në BE. Tadiç, qeveria dhe shumica dërrmuese e serbëve ndjeheshin të fyer. Asnjëherë nuk do të heqim dorë nga Kosova për shkak të BE, thuhej njëzëri. Vërtet: Serbia zyrtare e la Merkelin të ikë duarbosh.
Pas kësaj përvoje, kancelarja ndryshoi taktikë. Në vend të konfrontimit ajo kërkoi bashkëpunimin me politikanët e Ballkanit. E ndërsa dhe kjo iniciativë nuk solli shumë ndryshime, në 2014-tën thirri Konferencën e Berlinit me krerët e qeverive dhe shteteve të rajonit të njohur tashmë si “Procesi i Berlinit”.
Pikërisht ky format solli rezultate konkrete: një rrjet rinor rajonal sipas modelit gjermano-francez, u hoqën po ashtu tarifat roaming mes vendeve ballkanike të grindura. DW shkruan se ndonëse kujton se krijimi i një tregu të përbashkët rajonal dhe zgjerimi i infrastrukturës së pazhvilluar është ende në fillime. Merkel i mbeti deri në fund besnike motos “me bukë dhe me kërbaç” në Ballkanin Perëndimor.
Me integrimin në BE të rajonit, kancelarja nuk pati sukses: ato çfarë mbeten prej angazhimit të madh të saj në fund, janë ndihmat masive financiare për Ballkanin perëndimor.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…