Edi Rama/ Foto: Qeveria e Sllovenisë
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me publikimin e pyetjeve në lidhje me nismën e Këshillimit Kombëtar. Pyetja e gjashtë ka të bëjë me një çështje shumë të ndjeshme dhe të debatueshme siç është ajo e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, ku kreu i qeverisë kërkon opinionin e qytetarëve.
“Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?”, thuhet në pyetësorin e publikuar nga shefi i qeverisë.
Ai përsëriti qëndrimin e tij, duke bërë sërish thirrje për të lënë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin, ndërsa ftoi qytetarët të japin mendimin e tyre.
“Për të ecur më shpejt e për t’u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin! Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, duke klikuar si vijon: https://keshillimikombetar.al/ #LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin”, shkruan Rama.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…