Si u bënë “lopa e viçi” pjesë e përplasjeve politike mes VV dhe AAK?

Në spektrin politik shqiptar shpesh përdoren gjithfarë termash ofendues.

Së fundmi një betejë interesante verbale është duke u zhvilluar ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

E gjithë kjo nisi kur Elvis Hoxha – këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, e thumboi të parin e AAK-së Ramush Haradinajn duke i thënë se “fiton më shumë vota kur hesht sesa kur këndon apo imiton lopën”.

Këtë thumbim të këshilltarit Hoxha duket se nuk e kanë pritur mirë në selinë e AAK-së në Prishtinë, pasi nuk zgjati shumë dhe rrodhi një kundërpërgjigje nga zëdhënësi i këtij subjekti politik.

Lulëzim Blaka, me fjalor të ngjashëm ia ka kthyer atij, duke e përfshirë edhe vetë kryeministrin Albin Kurti.

“E dhimbshme. Ja ky hiçi ynë, çfarë viçash ka për këshilltarë. Këtë vemje. Këtë parazit”, ka shkruar Blaka në llogarinë e tij në Facebook.

Nga fotografia mund të shihni se këtë status të Lulëzim Blakajt e ka pëlqyer edhe Daut Haradinaj i cili është vëllai i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.