Si u mashtrua Princeshë Diana, reagojnë Princ William dhe Harry

Princi William, djali i madh i Princeshë Dianës kritikoi ashpër rrjetin e famshëm mediatik BBC se ndikoi negativisht tek nëna e tij.

Një reagim i tillë i Princit ndaj transmetuesit britanik erdhi pasi një hetim zbuloi se gazetari i BBC-së Martin Bashir, përdori mashtrimin për të pasur një intervistë ekskluzive në vitin 1995 me Dianën, në të cilën ajo zbuloi detaje intime të martesës së saj të dështuar me Charles.

Akuza përfshin dhe se BBC mbuloi këtë mashtrim. Rrjeti britanik kërkoi falje pas raportit.

“Është pikëpamja ime se mënyra mashtruese e marrjes së intervistës ndikoi thelbësisht në atë që çka rrëfeu nëna ime. Intervista kontribuoi në përkeqësimin e marrëdhënies së prindërve të mi dhe që prej asaj kohe ka lënduar shumë njerëz të tjerë. Sjell trishtim të papërshkrueshëm kur dihet se mashtrimet e BBC kontribuan në mënyrë të konsiderueshme ndaj frikës, paranojës dhe izolimit të saj. Është qëndrimi im i prerë se ky program nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të transmetohet më kurrë. Në të vërtetë krijoi një rrëfim të rremë, i cili, për më shumë se një çerek shekulli, është komercializuar nga BBC dhe jo vetëm. Në një epokë të lajmeve të rreme, transmetimi i shërbimit publik dhe një shtyp i lirë nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishëm,” – u shpreh Princi William, Duka i Cambidge.

Harry, Duka i Sussex, gjithashtu publikoi një deklaratë duke komentuar mbi rezultatin e hetimit.

“Efekti i një kulture të shfrytëzimit dhe praktikave joetike i dha fund jetës së saj. Ky është hapi i parë drejt drejtësisë dhe së vërtetës. Megjithatë, ajo që më shqetëson thellësisht është se praktika si këto, dhe madje edhe më të këqija, janë ende të përhapura sot. Nëna jonë humbi jetën për shkak të kësaj dhe asgjë nuk ka ndryshuar,” – thuhet në deklaratën e Princit Harry.

Gjatë intervistës të parë nga më shumë se 20 milion persona në Britani, Princeshë Diana tronditi kombin duke pranuar një lidhje jashtë martese dhe duke ndarë detaje të martesës së saj me trashëgimtarin e fronit dhe babanë e William dhe Harry, Princin Charles.

Diana, 36 vjeç, humbi jetën në një aksident me makinë në Paris në 1997 por historia dhe figuria e saj vijon ende të mbetet një mister.