Udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un, i dhuroi një apartament zërit televiziv të regjimit, një folëseje ikonike ndër vite, e cila ka kumtuar të gjitha ngjarjet ne vendin komunist në gati gjysmëshekulli.
Në 50 vite, Ri Chun Hee ka shpallur ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Koresë së Veriut: nga vdekja e “babait themelues” të vendit Kim Il Sung në 1994 deri në testin e tij të parë bërthamor në 2006.
Fotot në mediat shtetërore tregojnë 70-vjeçaren Ri me Kim Jong Un në një kompleks apartamentesh në bregun e lumit në kryeqytetin Phenian.
Sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve KCNA, prezantuesja falënderoi liderin, duke thënë se shtëpia e saj dukej si një “rezidencë” dhe se familja e saj “qëndroi zgjuar gjithë natën duke qarë nga mirënjohja e thellë”. Kim Jong Un i tha asaj se është një nga “thesaret” e vendit, pasi ka punuar si prezantuese “që nga fëmijëria”.
Koreja e Veriut ka njoftuar përfundimin e një kompleksi apartamentesh përpara 110-vjetorit të lindjes së gjyshit të Kim Jon Un, Kim Il Sung. Kim i ri “filloi” planin për t’i dhuruar këto shtëpi atyre “që kontribuan në prosperitetin dhe zhvillimin e vendit”, sipas KCNA.
Zyrtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë paralajmëruar se Koreja e Veriut mund të përgatitet për një test të ri bërthamor në këtë përvjetor. Pheniani tradicionalisht shënon përvjetorët e figurave kryesore të vendit me parada ushtarake, teste të mëdha armësh ose lëshime satelitore.
Këtë vit, Koreja e Veriut nisi një seri testesh raketore, të cilat kulmuan muajin e kaluar me lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale që mund të transportonte një kokë bërthamore në lindje të Shteteve të Bashkuara.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…