Sigurimi privat i oligarkut Samir Mane, rrah brutalisht aktivistët në Shqipëri

Disa aktivistë janë rrahur brutalisht gjatë ditës së djeshme nga Policia Private në TEG, në Shqipëri, e cila është në pronësi të oligarkut Samir Mane, sepse po shpërndanin fletushka vetëdijësuese për shtypjen e minatorëve në Bulqizë.

https://www.facebook.com/orgpol/videos/557665438120871/

Këtë e ka bërë të ditur, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se disa nga aktivistë janë arrestuar.

“Aktivistë të “Organizatës Politike” janë rrahur dje brutalisht nga Policia Private në TEG sepse po shpërndanin fletushka vetëdijësuese për shtypjen e minatorëve në Bulqizë nga kompania AlbChrome, që ka të njëjtin pronar si TEG-u: oligarkun Samir Mane. Më tej, 7 janë arrestuar nga Policia e Shtetit, por 4 janë liruar, ndërsa 3 mbahen ende në arrest”, ka shkruar Abazi.

Tutje, Abazi ka shkruar se “në vend që Policia e Shtetit të ndalë Policinë Private që nuk ka asnjë të drejtë të prekë qytetarët me dorë nga që shpërndajnë fletushka, ne vend që Prokuroria të nisë hetimet ndaj shkeljes së të drejtave të minatorëve, rrahin djem e vajza të reja në mes të Tiranës dhe ndjekin penalisht minatorët sindikalistë në Bulqizë që kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre”.

Abazi ka thënë se shteti është duke u udhëhequr nga oligarkët.

“Ky regjim ku oligarkët bëjnë ligjin duke shtypur punëtorë e studentë, ka nisur të marrë trajtat e një regjimi proto-fashist. Nga që fashizmi do ushtri dhe ekonomi prodhuese, nuk e realizon dot të plotë këtë prirje, prandaj dhe përfundon në kolaboracionizëm me fashizmin e Serbisë në projekte si mini-shengeni/neojugosllavia që i ngre bashkë me kriminelë lufte si Vuçiç”, ka shkruar Abazi.