FOTO&VIDEO

Shtatë kazino në Karaçevë, aty ku Policia s’mund të hyjë pa lejen e KFOR-it

Ligji për kazinot nuk po vlen edhe për fshatin Karaçevë të Kamenicës. Në vendin ku fillon zona neutrale, e cila monitorohet nga njësitet e KFOR-it, qysh në hyrje të fshatit tash e disa muaj po operojnë shtatë kazino ilegale.

Banorët e kësaj ane po shprehën të shqetësuar se biznese të tilla do t’u sjellin telashe, e të njëjtit po ankohen se nuk kanë asgjë në dorë, raporton Kosovapress.

Shefki Keka, është banori më i vjetër i Karaçevës. Ai thotë se kjo anë asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar se tani. 87 vjeçari shpreh shqetësimin se si për shkak të këtyre bizneseve ilegale banorët janë në rrezik.

“Droga përdoret këtu, malli i Serbisë krejt kalon këtu, këtu është një katastrofë e madhe, si te ketë mundësi me lajmëru KFOR-in, apo këdo me i largu… kështu ka me pas vrasje… Mu largu këto kazino prej këtu, nuk kanë qenë kurrë dhe nuk duhet të jenë”, thotë ai.

Derisa shumë banorë të fshatit Karaçevë thonë se prezenca e lokaleve të tilla është shqetësuese, ata nuk duan edhe të flasin nga frika se mund të kenë pasoja.

Administratori i fshatit Karaçevë, Armend Kastrati thotë se operimi i këtyre bizneseve është shqetësim i madh, e për këtë shton se kanë biseduar edhe me kryetarin e Komunës së Kamenicës.

“Problematika më së shumti që këto ditë po vazhdon është se unë si administrator i fshatit kam informacione që rruga e cila e ndan kufirin me rrugën e Breznicës, i keni parë edhe ju tabelat e KFOR-it që i përcakton ato zonat kufitare edhe ku fillon e mbaron si zonë kufitare, ka zëra që komuna është duke shikuar një alternativë tjetër, për me hap një rrugë tjetër edhe ajo rrugë të mbyllet, e keni parë që edhe kazinot po operojnë në atë pjesë, e që për neve banorët është një shqetësim shumë i madh”, thotë Kastrati.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati në një përgjigje me shkrim ka thënë se Policia e Kosovës nuk mund të ndërhyjë në këtë pjesë pa marrë leje nga KFOR-i.

“Çështja e Karaçevës është paksa komplekse sepse kur është nënshkruar marrëveshja e Kumanovës në vitin 1999, është bërë një gabim ngase vija është tejkaluar dhe ka hy brenda territorit të Kosovës, konkretisht në Zonën Kadastrale të Komunës së Kamenicës. Edhe Policia e Kosovës, nuk mund të ndërhyjë në atë pjesë pa marrë leje të veçantë nga KFOR-i”, thotë Kastrati.

Krahas kësaj, ai thekson se çështjet të cilëve u takojnë atyre si komunë, kanë kërkuar asistencë nga Policia e Kosovës, e po ashtu kanë ngritur shqetësimin edhe me KFOR-in.

KosovaPress ka provuar të marrë një përgjigje edhe zyra për media në kuadër të KFOR-it për ata nuk janë përgjigjur. Policia e Kosovës para dy muajve kishte arrestuar katër persona në këtë zonë.

Në mars të këtij viti, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar projektligjin përmes të cilit lojërat e fatit do të ndaloheshin me ligj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

4 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

19 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago