POLITIKE

Juristi spanjoll kritikon Madridin për Kosovën: Së shpejti do të vijnë pa viza te ne

BE-ja ka vendosur që nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë brenda hapësirës së BE-së vetëm me pasaportë dhe pa pasur nevojë për vizë.

Vendimi i BE-së është një kthim prapa në politikën e qeverisë së Pedro Sanchezit, në kundërshtim me njohjen e Kosovës, “sepse shpeshherë ajo u blindua në vetvete duke mos dhënë vizë për të bojkotuar marrëdhëniet me atë vend”.

“Kjo ndodhi kur Spanja vitin e kaluar ia refuzoi vizën delegacionit të Kosovës që duhej të merrte pjesë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë që u mbajt në Parlamentin e Katalonjës. Ata nuk u lejuan të shkelnin në aeroport”, shkruan “El Nacional”.

Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjollë (PSOE), sekretar i përgjithshëm i së cilës është kryeministri Sanchez, ashtu si Partia Popullore (PP) para saj, “vëzhgon me shumë kujdes gjithçka që i referohet Kosovës, sepse e shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme në vitin 2008, pa marrëveshje me Serbinë, dhe ka frikë se kjo ka krijuar një precedent për Katalonjën”.

“Parandalimi ka arritur në ekstremin që kur Spanja duhej të përballej me Kosovën në vitin 2021, në fazën kualifikuese të Kupës së Botës në Katar, transmetimi i TVE shmangu përmendjen e emrit të vendit. Spanja duhej të luante kundër një vendi që nuk e njihte. Një nga incidentet e para ndodhi në Lojërat Mesdhetare 2018 në Tarragona dhe flamuri kosovar nuk ishte pjesë e paradës inauguruese. Sportistët kosovarë kanë marrë të fundit vizat, pasi prania e tyre është rrezikuar deri në momentin e fundit në Tarragona, ku janë paraqitur si përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës”.

Juristi spanjoll Joaquin Urias e ka cilësuar “qesharak” obsesionin spanjoll ndaj Kosovës. “Sado që insiston qeveria spanjolle për ta mohuar atë, Kosova është një vend. Kosovarët tani mund të hyjnë në BE me pasaportën e tyre, pa vizë. Spanja po bën budallallëqe dhe mohon realitetin nga frika e pavarësisë së Katalonjës”, shtoi ai.

Këshilli Evropian ka miratuar që Kosova nuk ka nevojë për vizë dhe ka njoftuar se kjo do të zbatohet nga data kur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) do të hyjë në funksion ose nga 1 janari 2024, cilado që të vijë e para.

Tani nisma do të duhet të votohet nga Parlamenti Evropian, ku sipas të gjitha gjasave edhe do të kalojë.

“Do të duhet të shohim se cili do të jetë qëndrimi i eurodeputetëve spanjollë”, thotë mediumi nga Katalonja.

Këshilli Evropian ka argumentuar se Kosova ka bërë “përparim të rëndësishëm” në të gjitha aspektet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago