POLITIKE

Sipas ORCA -s, 55 për qind e profesorëve në UP nuk e justifikojnë titullin e tyre akademik

ORCA sot publikoi raportin “Integriteti akademik, publikimi shkencor dhe justifikimi i titujve në Universitetin e Prishtinës”, përmes të cilit u bë e ditur se 55 për qind e profesorëve nuk e justifikojnë titullin e tyre akademik dhe se 39 për qind prej tyre nuk kanë asnjë publikim shkencor të shënuar në CV-në e tyre.

Zëvendës-drejtori i ORCA-s, Gramos Buçinca tha se për 3 vite me radhë ORCA ka bërë matjen e justifikimit të titujve akademikë të profesorëve në UP, përmes identifikimit dhe numërimit të punimeve të publikuara në revista shkencore ndërkombëtare, të nevojshme për secilin nga titujt akademikë.

“Në vitin 2019 nga 479 profesorë në UP, 262 apo 55% e tyre nuk e justifikojnë titullin e tyre akademik. Kjo është një e dhënë shqetësuese, ndonëse paraqet një përmirësim nga viti 2017, kur përqindja e mos-justifikimit të titullit ishte 72%, dhe nga viti 2018 kur kjo ishte 59%. Sa më i lartë titulli akademik, aq më e keqe situata. 66% apo rreth 2/3 e profesorëve të rregullt nuk e justifikojnë titullin e tyre akademik, krahasuar me profesorët e asocuar me 60% dhe profesorët asistentë me 40%”, deklaroi ai.

Sa i përket mosjustifikimit të titujve akademikë, Buçinca theksoi se ai rritet në proporcion të drejtë me moshën e profesorëve, ku 69% e atyre mbi moshën 50 vjeçare nuk e justifikojnë titullin, krahasuar me 31% të atyre mes moshës 40 dhe 50, dhe 12% të atyre nën moshën 40 vjeçare.

Ai shtoi se kjo tregon që profesorët e rinj, formalisht i plotësojnë kriteret disa-fish më shumë sesa kolegët e tyre më të vjetër.

“Personi më i ri në moshë me titullin akademik “profesor i rregullt”, pra që ka kontratë permanente të punës, që nuk e justifikon këtë titull, do të pensionohet në vitin 2040. Kjo do të thotë që një fëmijë që sot është 8 vjeç dhe që vendosë të studiojë në UP, nëse supozohet se ndjek të gjitha nivelet e shkollimit me sukses të plotë, ka mundësi që të mentorohet në të gjitha gradat shkencore (bachelor, master, doktoraturë) nga një profesor jomeritor”, deklaroi zëvendës drejtori i ORCA-s.

Tutje Buçinca tregoi që për herë të parë, ORCA ka bërë edhe analizën gjinore të justifikimit të titullit akademik, sipas të cilës ka rezultuar se 39% e grave profesore në UP nuk e justifikojnë titullin akademik, krahasuar me 60% të profesorëve burra.

“Profesorët aktualë në UP kanë publikuar 2042 punime në revista shkencore. Kjo paraqet një rritje prej 307 publikimeve nga viti 2018. Vetëm në 2017-tën u publikuan 263 punime shkencore, më së shumti në një vit që nga 1988 kur u regjistrua botimi i parë i tillë. Janë mesatarisht 4.26 punime të botuara në revista shkencore për profesor në UP. Janë 532 punime të botuar në revista të dyshimta nga 152 profesorë”, vazhdoi ai.

Sipas tij, mund të konstatohet se ndonëse shumica e profesorëve në UP kanë problem me integritetin akademik, situata është duke u përmirësuar në 3 vitet e fundit si pasojë e presionit të organizatave të shoqërisë civile, dhe në anën tjetër gatishmërisë së menaxhmentit të UP-së dhe Senatit që në situata kritike kanë marrë vendime me rëndësi.

“Me këtë rast ORCA do të theksonte rolin e rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes në UP që kanë luajtur ish prorektori Naser Sahiti, dhe prorektorët aktualë Faton Berisha dhe Hysen Bytyqi”, tha Buçinca.

Andaj duke parë se profesorët e rinj qëndrojnë larg më mirë me punë shkencore se kolegët e tyre të vjetër, mund të konstatohet se me mbështetjen e duhur financiare nga Qeveria e Kosovës, në një të ardhme të afërt mund ta përmbysim cilësinë e ulët të mësimdhënësve në arsimin e lartë, që do të prodhonte efekt zinxhir në përmirësimin e cilësisë së të gjithë mësimdhënësve në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

Raportin e plotë mund ta gjeni në linkun; http://orca-ks.org/wp-content/uploads/2017/02/Integriteti-akademik-n%C3%AB-Universitetin-e-Prishtin%C3%ABs-ALB.pdf


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

14 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

21 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago