Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka prezantuar dy studime rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi, atë “Çështja e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Kosovës në kontekstin e ‘finales së madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” dhe “Raportet bilaterale Kosovë-Serbi në sektorin e energjisë në kontekstin e marrëveshjes eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Në të dyja këto fusha, sipas këtij Instituti Kosova është duke humbur vlera të mëdha parash, raporton Koha Ditore.
Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga vitit 1999 deri në vitin 2016, vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro.
Ndërkohë që në fushën e energjisë humbjet e Kosovës për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve të kësaj fushe nga ana e Serbisë është 432 milionë euro.