BREAKING NEWS

Erdogani refuzon kërkesën e Trumpit për armëpushim në Siri

Fashisti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka refuzuar një thirrje të SHBA-së për armëpushim të menjëhershëm në veri të Sirisë, duke thënë se ofensiva e ushtrisë turke do të vazhdojë.

Komentet e tij vijnë ndërsa nënpresidenti amerikan, Mike Pence dhe sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, përgatiten të udhëtojnë në Turqi, në përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim.

Më 15 tetor, Rusia paralajmëroi se nuk do të lejojë që të ndodhnin përleshje midis forcave turke dhe siriane.

Turqia thotë se sulmi i saj synon të shtyjë forcat kurde nga rajoni kufitar.

Ajo i konsideron elementët e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, një organizatë terroriste.

Por, luftëtarët kurdë kanë qenë aleatët e ngushtë të SHBA-së, në luftën kundër grupit militant ekstremist, Shteti Islamik.

Ankaraja gjithashtu thotë se dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” që arrin rreth 30 kilometra në Siri për të rivendosur deri në dy milion refugjatë sirianë që ndodhen aktualisht në Turqi.

Sidoqoftë, forcat siriane – të cilat janë të mbështetura nga Rusia – përparuan në veri gjatë fundjavës pas një marrëveshjeje me kurdët në përpjekje për të zbrapsur ofensivën turke.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago