Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se formimi i një qeverie lokale vetëm prej shqiptarëve në Bujanoc me përzierje direkte nga Tirana, është pikërisht dëshmi se dialogun, në fakt po e udhëheqin Aleksandar Vuçiq e Edi Rama.
Trajkoviq për “FoNet” ka treguar se koalicioni i shqiptarëve që i ka asambleistët në Kuvendin Komunal në Bujanoc, është firmosur në Tiranë dhe se po ashtu para disa ditëve ka vizituar Bujanocin, Preshevën e Medvegjën, me pëlqimin e Beogradit, ministri i Jashtëm dhe i Integrimeve Evropiane i Shqipërisë, Gent Cakaj, që ka thënë se është “mirë” se shqiptarët kanë qeverisjen në Bujanoc.
“Kjo që po ndodh aktualisht në Bujanoc, ku është zgjedhur një qeveri lokale e një etnie, është vazhdim në heshtje i projektit Thaçi – Vuçiq”, ka thënë Trajkoviq, që ka shtuar se ata merren me qytetarët në një mënyrë jo transparente që në thelb dhe padyshim e kanë planinin e “inxihinerisë së migracionit dhe dëbimit të njerëzve”.
Sipas saj, fakti që serbët në Bujanoc nuk do të përfaqësohen në mënyrë institucionale, është mesazh për të gjithë.
Rada Trajkoviq ka shprehur frikën se “për serbët kjo do të thotë migrim”.
“Dhe në këtë mënyrë, projekti është duke u realizuar, për të cilën Thaçi dhe Vuçiq, kanë dy vjet që po negociojnë në një nivel personal dhe kanë informuar administratën Trump, e cila në fund e zbuloi atë përmes një gjëje që në të vërtetë është ftesa e Thaçit për në gjykatën e Hagës.
Ajo ka thënë se ideja do të jetojë për aq kohë sa Vuçiq të jetë në krye, veçanërisht në mënyrën se si sundon ai aktualisht.