Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se në takimin e nesërm në Bruksel në kuadër të vazhdimit të dialogut me Prishtinën, tema e parë do të jetë të zhdukurit dhe të zhvendosurit, e temë e dytë ekonomia – qarkullimi më i mirë i mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve, shkruajnë mediumet serbe të mërkurën.
“Ne jemi përgatitur, e shoh që edhe shqiptarët janë përgatitur, unë po marrë citate nga shtypi shqiptar. Do të luftojmë”, u ka thënë Vuçiqi gazetarëve në Beograd dhe ka shtuar se nuk e di sa do të zgjasin bisedimet e nesërme.