KRYESORE

Sirenat e luftës dëgjohen në Gjermani, ushtria amerikane zbarkon në jug: NATO do mbrojë çdo kryeqytet!

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka zbarkuar në jug të Gjermanisë. Së bashku me vendet e tjera të NATO-s, është duke kryer stërvitjen më të madhe të forcave tokësore që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Gjenerali i Komandës së Trajnimit, Steve Carpenter e quajti këtë organizim ushtarak një “javë të shkëlqyer” për NATO-n, duke shtuar se, aleanca do të mbronte çdo kryeqytet të një vendi anëtar, ndërsa kahu lindor konsiderohet si më i rrezikuari.

“Kjo është një javë e shkëlqyer trajnimi për NATO-n dhe nuk mund të vijë në një moment më të rëndësishëm pasi ne rrisim ndërveprueshmërinë nga pikëpamja procedurale. Ne po flasim të njëjtën gjuhë. Po flasim për NATO-n. Nga pikëpamja teknike, ne jemi në gjendje të komunikojmë në mënyrë digjitale dhe nga një këndvështrim njerëzor. Nëse duhet t’i dërgojmë ushtritë tona në Lindje, pyetja për të 32 kombet do të jetë se kush do ta mbrojë kryeqytetin tim? Dhe përgjigja është vullneti i NATO-s.”, tha Steve Carpenter, Komandant i Përgjithshëm i Trajnimit të Ushtrisë.

NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prezencë në Gjermani me baza të shumta ushtarake dhe logjistike. Afërsia e Gjermanisë me enklavën ruse të Kaliningradit e bën atë një nga vendet më të rëndësishme anëtar të NATO-s, por edhe vendin me gatishmëri të lartë në rast lufte.

Si provë, këtë të enjte Landi i Westfalisë në Gjermani u zgjua nën sirenat e alarmit, për të testuar nivelin e vigjilencës tek popullsia civile dhe gatishmërinë e tyre. Sirenat u dëgjuan deri në qytetin e Bonit. Hera e fundit që u dëgjuan sirenat në të gjithë Gjermaninë, ishte në shtator 2023.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

9 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

12 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

12 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

14 orë ago