POLITIKE

Situata e tensionuar në veri/ Policia e Kosovës i kërkoi ndihmë EULEX-it – ky do të jetë misioni i tyre

Situata në veri të Kosovës po vazhdon të jetë e tensionuar.

Njësitë policore të specializuara të EULEX -it janë vendosur në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak që nga 20 shtatori, në mënyrë që të monitorojnë situatën e sigurisë në terren.

Nga EULEX-i thonë se vendosja e tyre në veri është bërë pasi Policia e Kosovës zyrtarisht i kërkoi atyre që të kryejnë rolin e “shkallës së dytë për përgjigje të sigurisë”, shkruan Kosova online, transmeton “Bota sot”.

“Ne po monitorojmë nga afër situatën aktuale në vendkalimet dhe qendrat e regjistrimit të automjeteve, dhe jemi në kontakt të rregullt me ​​Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Gjithashtu, ekipet nga Njësia për Mbështetjen e Dialogut të EULEX-it vizitojnë rregullisht vendkalimet dhe disa qendra të regjistrimit të automjeteve për të marrë informacion të dorës së parë si po zhvillohet situata në terren “, theksojnë nga EULEX-i.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

15 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago