BOTA

Situatë dramatike në Spanjë, Francë dhe Portugali nga ndërprerja e energjisë elektrike

<p><strong>Spanja dhe Portugalia u goditën të hënën nga një ndërprerje e energjisë elektrike që paralizoi transportin publik&comma; shkaktoi bllokime të mëdha në trafik dhe vonesa në fluturime&period; Aktualisht&comma; operatorët e shërbimeve publike po përpiqen të rikthejnë funksionimin e rrjetit elektrik&period;<&sol;strong><&sol;p>&NewLine;<p>Autoritetet nuk kanë mundur ta shpjegojnë shkakun e ndërprerjes së energjisë&comma; megjithëse nuk u përjashtua mundësia që ndërprerja ishte shkaktuar nga një sulm kibernetik&period; Përderisa zyrtarët thanën se hetimet po vazhdojnë&comma; një komitet krize u krijua në Spanjë për ta menaxhuar situatën&comma; sipas burimeve agjencisë Reuters&period;<&sol;p>&NewLine;<p><amp-youtube data-videoid&equals;"QGrFtfUy4rI" layout&equals;"responsive" width&equals;"1000" height&equals;"563"><&sol;amp-youtube><&sol;p>&NewLine;<p>Qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë thirrën mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit pas ndërprerjes&comma; e cila gjithashtu preku përkohësisht një pjesë të Francës&comma; në kufirin verilindor me Spanjën&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Ndeshjet në turneun e tenisit Madrid Open u pezulluan&comma; duke detyruar tenistin&comma; Grigor Dimitrov&comma; dhe kundërshtarin britanik&comma; Jacob Fearnley&comma; të linin fushën&comma; pasi tabelat e rezultateve u fikën dhe kamerat humbën energjinë&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Radiot spanjolle raportuan se një pjesë e metrosë së Madridit po evakuohej&comma; ndërkohë që kishte bllokime trafiku në qendër të Madridit pasi semaforët kishin dalë jashtë funksionit&comma; raportoi radioja Cadena Ser&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Qindra njerëz qëndronin jashtë ndërtesave të zyrave në rrugët e Madridit dhe kishte një prani të shtuar të policisë rreth ndërtesave kryesore&comma; duke drejtuar trafikun si dhe duke patrulluar nëpër rrugët kryesore&comma; sipas një dëshmitari të Reuters&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Një nga katër kullat në Madrid që strehon Ambasadën Britanike ishte evakuuar&comma; shtoi dëshmitari&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Radiot lokale raportuan për njerëz të bllokuar në vagonët e metrosë dhe në ashensorë të ngecur&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Policia portugeze tha se semaforët ishin prekur në gjithë vendin&comma; metroja ishte mbyllur në Lisbonë dhe Porto&comma; dhe se trenat nuk po funksiononin&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Operatori i metrosë në Lisbonë&comma; Metropolitano de Lisboa&comma; tha se metroja kishte ndaluar plotësisht ndërsa njerëzit ndodheshin ende brenda trenave&comma; sipas gazetës Publico&period;<&sol;p>&NewLine;<div class&equals;"insertion-box">&NewLine;<div class&equals;"mediajsnative"><&sol;div>&NewLine;<&sol;div>&NewLine;<p>Një burim nga kompania ajrore TAP Air në Portugali tha se aeroporti i Lisbonës po funksiononte me gjeneratorë rezervë&comma; ndërsa AENA&comma; që menaxhon 46 aeroporte në Spanjë&comma; raportoi për vonesa të fluturimeve në gjithë vendin&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Në Francë&comma; operatori i rrjetit elektrik RTE tha se kishte pasur një ndërprerje të shkurtër të energjisë&comma; por furnizimi ishte rikthyer&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Operatori portugez i rrjetit elektrik REN konfirmoi një ndërprerje të energjisë në gjithë Gadishullin Iberik që preku gjithashtu një pjesë të Francës&comma; ndërsa operatori spanjoll i rrjetit Red Electrica tha se po punonte me kompanitë rajonale të energjisë për të rikthyer furnizimin me energji&period;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;Të gjitha planet për rikthimin gradual të furnizimit me energji janë aktivizuar&comma; në koordinim me prodhuesit dhe operatorët energjetikë evropianë”&comma; tha një zëdhënës i REN-it&period;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;REN është në kontakt të përhershëm me entitetet zyrtare&comma; përkatësisht me Autoritetin Kombëtar të Mbrojtjes Civile&period; Në të njëjtën kohë&comma; po vlerësohen shkaqet e mundshme të këtij incidenti”&comma; tha ai&period;<&sol;p>&NewLine;&NewLine;

Related Post
FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

VIDEO/ Senatori amerikan nxirret me dhunë jashtë konferencës, policia e shtrin përtokë dhe i vendos prangat

Gjatë një konference për shtyp me Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, senatori i Kalifornisë…

3 orë ago

“Një top u bë shkaktar”, mediat kanadeze shkruajnë për tragjedinë ku vdiqën gruaja nga Deçani me djalin e saj

Një top u bë shkaktar për vdekjen e një gruaje 34 vjeçare nga Kosova dhe…

3 orë ago

Tragjedia e familjes nga Deçani: Dyshohet se nënë e djalë u mbytën në pishinë

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e një nëne…

5 orë ago

Dalin pamjet e reja, si u rrëzua avioni i Air India

Një video e re nga një kënd tjetër që tregon aeroplanin e “Air India” duke…

7 orë ago

Pasagjeri britanik në sediljen 11A i mbijeton rrëzimit të aeroplanit në Indi

Një burrë britanik që pretendon se ka mbijetuar aksidentin në Ahmedabad ka përshkruar momentin kur…

8 orë ago

LDK e konkretizon “qeverinë e unitetit”, PDK thotë se janë numrat për ekzekutiv pa LVV-në, Nisma kërkon uljen e pragut

LDK-ja, e cila refuzoi të bashkëqeverisë me LVV-në, dëshiron Qeveri të Unitetit me përfshirjen e…

8 orë ago