Policia në qytetin gjerman të Hamburgut po merret me një situatë me pengje në aeroport pasi një person i armatosur kaloi me makinë përmes një pengese sigurie.
Në makinë, janë të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmijë, tha policia.
Policët janë në kontakt me shoferin, i cili hyri në aeroport të shtunën në mbrëmje rreth orës 20:00. Gruaja e të dyshuarit raportohet të ketë pretenduar një rrëmbim të mundshëm të fëmijëve.
Në një deklaratë, policia tha se besonte se “një mosmarrëveshje për kujdestarinë është sfondi i këtij operacioni”.
Ata thanë se i dyshuari qëlloi me armën e tij dy herë në ajër dhe hodhi shishe të djegura nga vetura.
Ai e çoi makinën e tij në platformën e aeroportit, zona ku zakonisht parkohen avionët.
“Ne jemi në vend me një kontigjent të madh shërbimesh emergjence. Aktualisht po supozojmë një situatë statike pengje,” tha policia e Hamburgut në X,shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Psikologë si dhe oficerë të specializuar në negociata janë në vend, tha policia, së bashku me forcat speciale.
Të gjitha nisjet dhe mbërritjet në aeroportin e qytetit verior gjerman janë ndalur.
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, policia e Hamburgut konfirmoi se situata ishte e vazhdueshme.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…