FOTO&VIDEO

“S’jam për t’u kontrolluar”, çfarë tha Aldi Rama para se të vriste policin

Të tjera detaje janë zbardhur në emisionin Opinion lidhur me vrasjen e policit Saimir Hoxha nga 201-vjeçari Aldi Rama në Lezhë.

Gazetarja Klodiana Lala tha se tre policët që ndodheshin në v endin e ngjarjes kanë shkatërruar me zjarr një parcelë më kanabis, ndërsa gjatë kthimit kanë konstatuar makinën ku udhëtonte Aldi Rama dhe dy miqtë e tij Armando Marku dhe Kristian Sherri.

Lala thotë se në momentin që Saimir Hoxha i ka kërkuar dokument identifikimi Aldi Ramës, ai i është përgjigjur se “nuk jam për t’u kontrolluar” dhe ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar policin dy herë duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas gazetares, Hoxha në momentin e ngjarjes nuk e kishte pistoletën në brez, por e kishte lënë në makinë brenda një çante.

“Tre policët kanë shkatërruar me djegie një parcelë më kanabis me 110 rrënjë. Në momentin e këqyrjes së mjetit që drejtohej nga shefi i krimeve Leonard Palushi janë gjetur 9 rrënjë narkotike të marra nga efektivët për të bërë ekspertizën se çfarë lënde narkotike ishite ajo dhe këto bimë janëtë fotografuara. Në rrugën e kthimit është konstatuar një automjet ku udhëtonin tre persona, Armando Marku, drejtues i mjetit, Kristian Sherri dhe në pjesën e pasme të automjetit ishte Aldi Rama që duhet të ishte në arrest shtëpie. Ka qenë i ndaluar dhe më pas është konstatuar nga policia dhe një cigare hashash të shtypur me këmbë. Në këtë moment Armando Marku dhe Kristian Sherri janë ndaluar nga Leonard Palushi dhe Petrit Doda, ndërkohë Saimir Hoxha i është drejtuar Aldi Ramës duke ti thënë jam policia ke ndonjë dokument për të bërë identifikimin, ai ka thënë se nuk jam për tu kontrolluar dhe ka nxjerr armën dhe e ka qëlluar dy herë në gjoks dhe në pjesën e qafës. Në ato moment Hoxha nuk e ka pasur pistoletën në brez pasi ishin duke u kthyer nga shërbimi dhe e kishte në një çantë të vogël dhe e kishte lënë në vendin që ishte ulur,”-tha Lala.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

18 minuta ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

12 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

19 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago