BOTA

Sjellja e “Kadirovitëve” po acaron Putin-in, sipas mediave ruse

Gazetarët rusë kanë mësuar nga burimet e tyre se presidenti Vladimir Putin është acaruar nga prania e “Kadirovitëve” në fushën e betejës.

Lajmi u bë i ditur nga projekti mediatik rus “Get Kit”, e themeluar nga ish gazetarë të agjencisë investigative “Meduza”.

Fillimisht, Putin-it i pëlqenin aktivitetet e njësive të liderit çeçen Ramzan Kadyrov. Madje, ai i lavdëroi publikisht për guximin e tyre.

Pikërisht, presidenti rus i dha çmimin më të lartë shtetëror “Hero i Rusisë”, kushëririt të Kadyrov-it, deputetit rus Adam Delimkhanov.

Megjithatë, burimet e gazetarëve këmbëngulin se Putini ka shprehur së fundmi “acarim” për Kadyrov-in dhe aktivitetin mediatik të njësive të tij.

Kjo, pjesërisht për shkak të sfondit të përgjithshëm të informacionit të dështimeve dhe disfatave të forcave pushtuese ruse.

Këtë pakënaqësi ndaj Putin-it e ushqejnë edhe përfaqësues të ushtrisë ruse dhe udhëheqja e shërbimeve sekrete, sipas “Get Kit”.

Ushtria ruse është acaruar nga fakti se trupat e “Kadyrov-it” nuk kanë shkëlqyer në betejë.

Ndërsa në media promovojnë imazhin e luftëtarëve në dukje më të guximshëm dhe më të aftë, krahasuar me njësitë e tjera të ushtrisë ruse.

Shërbimet e inteligjencës ruse kanë frikë se Kadyrov po sillet në mënyrë shumë arbitrare dhe agresive.

Autorët folën gjithashtu me gazetarë të pavarur investigativë që kanë burime në autoritetet çeçene.

Ata pretendojnë se përveç njësive të Rosguard-it dhe Ministrisë së Brendshme ruse, të cilat drejtohen drejtpërdrejt nga Kadyrov, ka disa njësi nga Çeçenia që u dërguan me forcë ose vullnetarisht në zona të tjera.

Qëndrimi i komandës ushtarake ruse ndaj “Kadirovitëve” ndryshon nga qëndrimi ndaj forcave të mobilizuara çeçene.

“Kadirovitët” kryesisht xhirojnë për video “PR” në pjesën e pasme dhe në zona që nuk kërkojnë luftime me kontakt.

Ndërsa forcat e mobilizuara çeçene vendosen në destinacione më të nxehta, mbulojnë pjesën e pasme ose pastrojnë sektorët.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

6 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

10 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

19 orë ago