POLITIKE

S’ka marrëveshje VV-LDK as në praninë e ambasadorëve të QUINT-it

Ka përfunduar takimi maratonik,  me zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it, shkruan IndeksOnline.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit ka deklaruar se nuk ka marrëveshje as sot.

“Ne biseduam me LVV për mundesinë e një koalicioni qeverisës i informum edhe ambasadorët pasiqë kishin për qëllim vetëm të informoheshin e jo të kishin ndikim në bërjen e Qeeverisë. Si LDK ne jemi të bindur se  se zgjidhja që e kemi ofruar kohëve të fundit është një zgjidhje që i balancon votat dhe besimin e qytetarëve që kemi marr në zgjedhjet e 6 tetorit dhe ne mësim të hapur nëse LVV i pranon kushtet tona dhe ne jemi të gatshëm për koalcion qeverisës, oferta jonë i kontribuon vendit, luftës kundër korrupisonit dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë ai.

Ndërsa, ambasadorët e vendeve të QUINT-it, të cilët dolën nga ambientet e Kuvendit më herët, janë deklaruar shkurt para mediave duke thënë se nuk kanë dhënë kurrfar këshillash, por nëpërmjet një deklaratë për media në mesditë kanë thënë se nuk përzihen në punën e krijimit të qeverisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

23 orë ago