POLITIKE

S’ka viza për kosovarët as këtë vit!

Qytetarëve të Republikës së Kosovës as këtë vit nuk u eci fati që të mund të lëvizin jashtë vendit lirshëm, shkruan Indeksonline.

Ndonëse pati premtime të mëdha nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, se liberalizimi i vizave do të jetë “dhuratë” për Krishtëlindje këtë vit, duket se qytetarët do të zhgënjehen përsëri.

Njohësi i çështjeve politike, Artan Murati, për Indeksonline, ka thënë se në fund të këtij muaji nuk ka shanca as teorike e as praktike të bëhet liberalizimi i vizave.

“Faktikisht ne duhet me pas të qartë edhe qytetarët por edhe politika kosovare që liberalizimi nuk bëhet dhuratë , nuk është çështje e dhuratave pasi qëështë një proces shumë i ndërlikuar dhe po vazhdon të ndërlikohet edhe më tepër nga ana e Bashkimit Evropian e më konkretisht nga shtetet anëtare të BE-së.

Kështu që për këtë vit nuk ka shanca as teorike e as praktike të marrim vizat”, është shprehur ai.

Të gjitha kriteret formale që janë kërkuar nga Komisioni Evropian, sipas Muratit, Qeveria e kaluar i ka plotësuar, por problemi është tek shtetet anëtare të BE-së.

Sipas tij, posaçërisht Franca është skeptike në këtë aspekt.

“Ne ndonëse i kemi plotësuar kriteret formale të cilat i ka kërkuar Komisioni Evropian. Megjithatë shtetet anëtare të BE-së, e duke u nisur prej Francës kanë skepticizëm se liberalizimi i Kosovës mund ta përkeqësoj gjendjen kur të vjen puna te azil kërkuesit në Francë, jo vetëm këtu po në përgjithësi në BE.

Si rrjedhojë neve na mbetet që tëlobojmë sa më tepër te Bashkimi Evropian që t’ua dëshmojmë se Kosova nuk do të përbëj problem për liberalizimin e vizave dhe mbi të gjitha ta largojnë nga mendja procesin e liberalizimit e të bërit dhuratë pasiqë ai asnjëherë nuk do të bëhet dhuratë”, ka shtuar ai.

Por Murati jepi një shenjë të mirë për vitin e ardhshëm. Ai për IndeksOnline tha se vitin e ardhshëm presidencën e BE-së do ta ketë Kroacia dhe Gjermania dhe është një pikë pozitive që Kosova të futet në rend të ditës dhe të hidhet në votim liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Idea është se vitin e ardhshëm presidencën e BE-së do ta ketë Kroacia dhe Gjermania dhe është një pikë pozitive që Kosova të futet në rend të ditës dhe të hidhet në votim, mirëpo kjo i mbetet Qeverisë së Re të jetë e shumë e zëshme dhe të ketë vazhdime të shumta të takimeve jo vetëm me këto dy shtete por me të gjitha shtetet e BE-së në mënyrë që të ofroj garanci që Kosova nuk do të paraqes problem ndonjë krim ilegal të përmasave tëmëdhaja në asnjë vend. Këto janë mundësitë e vendit që të marrim potencialisht lajmin pozitiv vitin e ardhshëm”, tha ai.

IndeksOnline ka tentuar që të merr një përgjigje nga ministrja në detyrë e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, por ajo nuk ka qenë e çasshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago