LAJME

“S’kam vënë gjumë në sy”- Veliaj rrëfen ditën e parë në qeli: Prokurori i çështjes, pervers! Ma ka bërë Sali kërma

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish pasi u arrestua ditën e djeshme me urdhër të SPAK.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se e ka kaluar natën pa gjumë në sy, me idenë që djeli i tij nuk do të shkonte ditën e sotme në shkollë as me të e as me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën, e cila është nën arrest shtëpie.

Veliaj po ashtu shkruan se është marr forcërisht larg familes dhe sulmon prokurorin e çështjes së ngritur ndaj tij, duke e quajtur atë pervers, i cili sipas tij ka sajuar një sërë akuzash të paqena.

Kryebashkiaku i Tiranës sulmon gjithashtu kryedemokratik Sali Berisha duke e quajtur kërmë dhe duke thënë se ai është pas gjithçkaje që atij po i ndodh.

Reagimi i Veliajt:

Të dashur miq,

Natën e parë në qeli, i marrë forcërisht larg familjes dhe me idenë që sot në mëngjes im bir nuk do të shkonte në shkollë as me mua, as me të ëmën, e kam kaluar pa gjumë në sy. I vetmi ngushëllim ishte që nuk mund të shihja dhe as dëgjoja qenërinë, që me siguri më është vërsulur mbrëmë në studiot e kafshimeve dhe jargëve televizive.

Ndjesë për çfarë ju kanë dëgjuar veshët dje deri vonë dhe sot që në sabah në ato kanale gjirizi. Por, dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë.

Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje. Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal.

Kur i thosha se kjo ishte e vërteta dhe kur në fakt, në shtëpinë tonë nuk ka gjetur as fustane mijëra eurosh, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë, ai zvarranik si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël.

A ju duket rastësi që në të gjithë historinë e gojës së kërmës Sali, ky violinist i mbetur në tentativë është i vetmi individ që pasi e ka akuzuar si kriminel një ditë më parë, Saliu i ka kërkuar falje të nesërmen? Mua jo, se që të të kërkojë falje Saliu, do duhet realisht t’i bësh një shërbim të pamundur. Po kjo s’është akuzë, është vetëm një opinion.

Kalofshi mirë sot miq dhe kujt më beson i jam falenderues, kujt s’më beson i jam mirëkuptues.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Trajneri Stojkoviç nxjerr blof mediat serbe që e quajtën atmosferën në Tiranë si “terror”: Do të doja t’a kishim kështu edhe në Beograd

Ndryshe nga mediat serbe, të cilat e quajtën ndeshjen e Tiranës sikur kishin përjetuar një…

56 sekonda ago

Përplasja Trump-Musk ndez krizën më të madhe ndonjëherë në NASA! Ekspertët: Europa të shfrytëzojë

Një përplasje e fortë mes ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk po shkakton…

19 minuta ago

“Ta mposhtim çdo armik të Amerikës”: Mesazhi i presidentit Trump për kadetët, përfshirë edhe ata nga Kosova

Në ceremoninë solemne të diplomimit në akademinë prestigjoze ushtarake “West Point” në New York, presidenti…

11 orë ago

Shqipëria dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”

Shqipëria ka marrë vetëm një pikë përballë Serbisë, pasi ndeshja që u zhvillua në kuadër…

11 orë ago

Ukrainasit publikojnë pamje të reja të sulmit kundër bombarduesve rus

Siguria Ukrainase (SBU) ka publikuar pamje të reja nga operacioni “Rrjeti i Merimangës”, ku shfaqet…

17 orë ago

Ndihmësi i Trumpit sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve…

18 orë ago