Shqipëria është kualifikuar për finalen e madhe të Eurovisionit të enjten me “Duje” të Albina Kelmendit me familje.
Pas performancës ata kanë folur për media për ndjenjën e kalimit në finale.. Nga gazetarët janë pyetur edhe për faktin se si ndihen pasi me prejardhje janë nga Kosova, dhe arritën suksesin për Shqipërinë në Eurovision.
“Ne jemi të një gjaku, të një kombësie, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, tha Kelmendi.
E kjo deklaratë e Kelmendit, nuk iu ka pëlqyer mediave serbe, të cilat madje e kanë transmetuar si skandal.
“Skandali i shqiptares në Eurovizion: “Shqipëria e Kosova jemi si vëlla e motër, dhe nëna jonë është Shqipëria e Madhe”, është vetëm një nga titujt e mediave në Serbi në lidhje me deklaratën e familjes Kelmendi para gazetarëve.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…