BOTA

Skandal para syve të Kim Jong-un, fundoset ende pa dalë në det luftëanija e Koresë së Veriut

Ceremonia zyrtare e inaugurimit të një luftanije të re të prodhuar nga Koreja e Veriut përfundoi në një katastrofë të vërtetë.

Kjo pasi anija prej 5 mijë tonësh u dëmtua rëndë dhe u fundos para se të nisej për herë të parë dhe gjithçka ndodhi nën sytë e liderit suprem, Kim Jong-un.

Ngjarja, që ndodhi të mërkurën, u transmetua nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, e cila raportoi se aksidenti ndodhi për shkak të një gabimi serioz operacional dhe neglizhencës në komandim.

Sipas raportit, një defekt në trupin e anijes solli prishjen e ekuilibrit dhe fundosjen e saj, duke rezultuar në një skandal të paprecedentë për flotën ushtarake të vendit.

“Për shkak të komandës së papjekur dhe neglizhencës operacionale, lëvizja paralele nuk mund të garantohej, duke rezultuar në shkëputjen e një pjese dhe më pas fundosjen e anijes”, thuhet në deklaratën zyrtare të KCNA.

“Ekuilibri u prish për shkak të një çarjeje në trupin e anijes në disa seksione”, nënvizohej më tej.

Kim Jong-un reagoi ashpër ndaj incidentit, duke e cilësuar atë si një “akt kriminal të shkaktuar nga pakujdesia absolute, që nuk mund të tolerohet.”

Ai urdhëroi që anija të riparohet dhe të rikthehet në funksion para mbajtjes së takimit të ardhshëm të partisë, i planifikuar për në muajin qershor.

Incidenti vë në pikëpyetje profesionalizmin e strukturave teknike dhe ushtarake të Koresë së Veriut, ndërsa përbën një goditje të rëndë për imazhin e regjimit në një moment kur vendi komunist synon të demonstrojë fuqinë e tij detare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago