FOTO&VIDEO

Skandali me pagat, ky njeri merr rrogën më të lartë në Shqipëri

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet në lidhje me publikimin e listës së Tatimeve ku pasqyrohen të dhëna mjaft sensitive për qytetarët, siç janë numri i identifikimit si edhe paga bruto. Lista, një dokument në formatin “excel” është duke qarkulluar në “Whats App” masivisht edhe përbën një shkelje flagrante të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Madje, një skandal i tillë duket të jetë edhe më i madh se databaza e patronazhistëve mbi preferencat politike të qytetarëve të Tiranës.

Lista ka emrat e 637 138 shqiptarëve dhe të huajve që janë punësuar dhe marrin pagë në Shqipëri.

Krahas të dhënave personale mbi të punësuarit, lista ka edhe të dhëna mbi punëdhënësin si NIPT-in, krahas detajeve të tjera mbi ngarkesën e punës.

Mjaft problematik është fakti se në databazë pasqyrohen edhe shpenzimet e Shërbimit Informativ Shtetëror në Tiranë si edhe rrethe. Për fat të mirë, emrat e të punësuarve nuk janë të pasqyruar.

Paga më e lartë e deklaruar për një individ në këtë databazë është 24 756 000 lekë dhe i përket drejtorit te Top Channel, Ben Blushit.

Ajo që bie në sy lidhet me faktin se pagat e deklaruara në nivele më të ulta janë shumë më të vogla krahasuar me realitetin duke treguar se bizneset vijojnë të operojnë me dy bordero në Shqipëri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

14 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago