KRYESORE

SKANDALI në burgun e sigurisë së lartë, Sokol Mjacajt “djeg” gjithë zinxhirin drejtues të burgut të Peqinit. 13 të ndaluar

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me ngjarjen e mesditës së djeshme ne burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj, ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

“Ora News” mëson se është ndaluar drejtori i Burgut të sigurisë së lartë të Peqinit dhe i gjithë zinxhiri komandues prej 13 efektivesh. Ndaj tyre po bëhet gati dhënia e urdhrit të arrestit.

Ndërkaq,  Sokol Mjacaj po mbahet i izoluar në një vend të posaçëm sekret, pasi do rimerret sërish në pyetje. Prokurorët po përpiqen të zbulojnë porositësin e mundshëm të kësaj vrasjeje që tronditi mbarë opinionin dhe që vë në duyshim sigurinë në burgje.

Ndërkaq, për të mbledhur sa më shumë prova dhe me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, grupi hetimor ka nisur verifikimin dhe këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë.

Përmes tyre mund të krijohen indicie dhe prova rreth dinamikës së ngjarjes, por edhe ndjekjes së lëvizjeve të autorit Sokol Mjacaj që qëlloi për vdekje bashkëvuajtësin e dënimit Arben Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë së këtij të fundit Indrit Shaqja.

Hetuesit po verifikojnë kontaktet e autorit të dyshuar të ngjarjes, teksa në “sitë” po kalojnë edhe punonjësit e burgjeve për të konstatuar veprimet e tyre kohët e fundit. Ndërkohë verifikime po bëhen edhe sa i takon procedurës së ndjekur që Sokol Mjacaj të përfundonte pikërisht në sektorin ku qëndronte shenjestra e tij dhe nëse ka element të dyshimtë qoftë në kërkesat që ka bërë ai apo veprimet e përgjegjësve të burgut. Punonjësit e këtij institucioni që ishin në shërbim apo morën shërbimin pas ngjarjes, u është dhënë urdhër të mos dalin nga vendi i punës deri në orët e para të mëngjesit të të shtunës. Kështu konfirmuan informacione në rrugë operative.

Në radhët e shërbimeve të burgut, flitet se një vendim i tillë, është marrë për shkak të sensitivitetit të ngjarjes dhe si masë për pengimin e daljes së informacioneve që mund të përbëjnë ndikim në hetimet intensive që po kryhen. Ndërsa versioni tjetër që jepet, është verifikimi i zbatimit të detyrave nga punonjësit para, gjatë dhe pas ngjarjes. I plagosuri Indrit Shaqja ndodhet në spitalin e burgut në Tiranë, ndërsa në dëshminë e tij paraprake ka sqaruar dinamikën e ngjarjes. Ai ka treguar se ndodhej bashkë me Arben Lleshin kur Sokol Mjaçaj e thirri në emër shenjestrën, e teksa ky i fundit u ngrit për t’iu përgjigjur ai e qëlloi për vdekje nga dritarja e qelisë, ndërsa mbeti edhe vetë Shaqja i plagosur.

Ky i fundit vijon duke thënë se nuk dinte ndonjë konflikt dhe se gjithçka ka ndodhur papritur. Ndërkohë tentativa për ti marrë dëshmi janë bërë edhe ndaj Sokol Mjacajt, për të cilin burime brenda grupit të hetimit shprehen të rezervuara të tregojnë detaje, por konfirmojnë se e ka pranuar krimin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

38 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago