Veton Zeqiri, futbollisti i KF Tërnocit, është sulmuar pa ndonjë arsye nga policia e Serbisë në mes të fushës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi, të cilët në një reagim kanë thënë se Mlladosti, ekipi nikoqir, tentoi që përmes arbitrave t’i dëmtojë KF Tërnocin, shkruan Insajderi.
“Gjatë tërë ndeshjes, u pa tendenca e nikoqirëve, në bashkëpunim me arbitrat, për të na dëmtuar në rezultat. Ashtu edhe ndodhi. Pasi na ndëshkuan padrejtësisht me dy kartona të kuq, ndeshja shkoi në 2: 1 në favor të vendësve. Duke u pajtuar me fatin e ndeshjes, asnjëherë s’e kishim menduar se ky ishte fillimi i një drame për ekspeditën e klubit tonë”, thuhet në reagim.
Klubi tutje thotë se policia serbe është future në zhveshtore duke bastisur gjërat personale të futbollistëve.
“Policia futet si në filma në zhveshtoren tonë duke kryer një bastisje tek gjërat personale të futbollistëve. Në mënyrë të egër policët bastisin gjithçka nën pretekstin e kërmikimit të armëve të ftofta e çka jo tjetër. Pasi nuk gjindet asgjë, skenari i dramës policore vazhdon me dërgimin e ekipit tonë në stacionin policor të këtij qyteti.
Këtu kërkohet nga kapiteni ynë të jepet deklaratë ndërsa nuk pranohet deklaratë të japë edhe futbollisti ynë i rrahur. Krejt në fund, lihemi të lirë ndërsa deklaratën për dhunën policore do ta japim në stacionin e Bujanocit”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Ata kanë publikuar edhe pamjet e dhunës, të cilat mund t’i ndiqni KËTU.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…