FOTO&VIDEO

Skena rrëqethëse të kaosit që po mbizotëron në Kinë, mbyllin dyert e apartamenteve me dërrasa – tunelet po i mbushin me dhe

Rrugët e zbrazëta, transporti publik jofunksional, raftet e marketeve të thata, bllokada nëpër rrugë dhe robotë që sjellin ushqimin te pacientët për të cilët dyshohen se janë infektuar me coronavirus, janë disa nga pamjet e filmuara në Kinë që tregojnë më së miri se çfarë gjendje kaotike po mbizotëron në atë vend që po bën kërdinë.

Sipas të dhënave të fundit deri më tani nga coronavirusi kanë humbur jetën 170 persona, kurse vlerësohet se më shumë se 7,800 janë infektuar. Festa e vitit të ri kinez dhe pushimi dimëror i nxënësve është zgjatur me qëllim që të luftohet zgjerimi i këtij virusi, kurse masat e ndërmarra deri më tani nga autoritetet kanë bërë që të rritet paniku në mesin e qytetarëve.

Se sa të brengosur janë qytetarët me coronavirusin e tregojnë pamjet më të mira të filmuara nëpër rrugët e qytetit dhe në stacionet e trenit, autobusit dhe metrosë që kanë mbetur të “paralizuara” nga shpërthimi i virusit. Rrugët janë plotësisht të thata edhe ato pak vetura që lëvizin, shoferët janë të veshur me rroba speciale dhe maska në fytyrë.

Imazhe të karrigeve të zbrazëta të aeroplanit që zakonisht udhëton në relacionin Shangai-Pekin, janë dëshmia më e mirë se si kinezët e kanë kuptuar me seriozitet paralajmërimin e autoriteteve që të mos dalin nëpër rrugë apo të udhëtojnë, përveç nëse kanë ndonjë punë të rëndësishme për ta bërë.

Ata madje duke shpresuar se do të parandalojnë zgjerimin e virusit kanë mbyllur tunelet duke i mbushur me dhe, duke i mbyllur dyert e apartamenteve me dërrasa si dhe ndërtuar mure nëpër rrugët kryesore që lidhin me qytetet tjera kineze. /Telegrafi/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

39 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago