Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në Skenderaj.
I njëjti kishte kultivuar 35 bimë Kanabis Sativa dhe iu gjetën 182 fara të bimëve narkotike.
Megjithatë i dyshuari u vendos në pranga dhematerialet që iu gjetën iu shkatërruan nga policia, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Klinë e ulët, Skenderaj 16.06.2022 – 10:00. Njësia policore gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, ka gjetur dhe shkatërruar 35 bimë të mbjellura të Kanabis Sativa, 182 fara të bimëve narkotike, një grinder dhe një peshore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.