S’kishte leje ndërtimi, ndërpriten punimet e xhamisë në Shkabaj

Në fshatin Shkabaj të kryeqytetit ka filluar ndërtimi i një xhamie nga Bashkësia Islame e Kosovës pa leje të Komunës së Prishtinës.

Punimet janë ndërprerë për arsye se nuk ka pasur leje nga komuna. Kështu ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësja e komunës, Arbresha Fazliu.“Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka marrë leje për ndërtimin e kësaj xhamie nga Kryeqyteti Prishtina. Për këtë arsye edhe i janë ndërprerë punimet“, tha ajo.

Nuk ka leje ndërtimi, nuk lejohet ndërtimi“, deklaroi Fazliu.

Pamje nga vendi i ngjarjes: