Vjeshta ka trokitur në qytetin e Shkodrës me ngjyrat e arta të saj, duke i dhënë një pamje të hijshme rrugëve e rrugicave. Gjethet e rëna në sheshin para bashkisë apo në pedonalen e Molos mbizotërojnë një tablo natyrale për piktorët apo për të apasionuarit pas fotografisë.
Por duket se dikush po ja ‘vjedh’ pak nga pak ngjyrat e arta rrugëve të qytetit.
Muhamet Halaj, vetëm 30 vjeç prej 7 muajsh punon si mirëmbajtës i gjelbërimit në Shkodër.
Çdo ditë nga ora 7:00 në mëngjes Muhameti kujdeset që pedonalja të jetë e pastër.
“Çdo ditë për mua është një forcë e madhe”, shprehet ai.
Të gjithë e njohin Muhametin, teksa bën punën e tij, qytetarët e përshëndesin. Por përdoruesit e biçikletave krijon edhe probleme.
“Gjysma e banorëve më thonë të lumshin duart, gjysma i bien ziles së biçikletës, ma hap rrugën, ku të shkoj unë më parë”, tregon i riu,
Ndonëse paga nuk është shumë e kënaqshme, Muhameti e pëlqen punën që bën. Kur e pyesim nëse ka ndërmend të largohet nga vendlindja, përgjigjen e ka të prerë.
“Jo, kurrë! Më mirë 5 lekë në vendin tim sesa asnjë lek në vend të huaj. Në mendjen time se kanë as të tjerët sepse që 14 vjeç kam filluar të punoj, jo kamarjer, jo roje jo gjithçka”, thotë ai.
Çdo ditë, në shi , në borë e në furtunë, Muhameti është aty për të bërë detyrën e tij me thjeshtësi, pa menduar aspak se çfarë thonë njerëzit. Ky i ri ndonëse po “i merr” ngjyrat vjeshtës, nga ana tjetër reflekton shumë qytetari.
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…