Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Turqi ka njoftuar se është takuar me shkrimtarin nobelist turk, Orhan Pamuk, me të cilin tha se kanë diskutuar për shumë çështje.
Kurti tregoi se shkrimtari i njohur turk, Orhan Pamuk ishte i interesuar për Kosovën, shqiptarët dhe për Ballkanin, duke theksuar se “temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë”.
“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë”, ka thënë Kurti.
Me shkrimtarin turk, Kurti tha se arritën “të shkruajnë përmbledhje hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme”.
Nobelisti turk, Orhan Pamuk, 71-vjeçar, është i njohur për shumë vepra, por më të njohurat konsiderohen “Muzeu i Pafajësisë” dhe “Emri im është e kuqja”.
Ndryshe, kryeministri gjatë vizitës në Turqi është takuar edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…