KRYESORE

Snajperë, mitralozë, Kallashnikovë e shock-bomba – armët me të cilat janë të pajisura njësitë e Policisë së Kosovës në veri

Ekipet policore, të cilët janë të vendosura në disa pika në veri të Kosovës, më saktësisht në afërsi të pikave kufitare Jarinjë e Bërnjak, janë të pajisura me armë të rënda, të cilat janë të klasifikuara në armë të gjata dhe të shkurtra.

Shumë qytetarë të veriut të vendit janë mbledhur afër pikës kufitare në Jarinjë si shenjë proteste ndaj vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vendosjen e targave të përkohshme të Kosovës për çdo veturë nga Serbia që hyn në vend.

Ekipet policore të Njësisë Speciale intervenuese FIT, posedojnë aktualisht armët si snajperë, Kallashnikovë, mitralozë, armë të gjata me dylbi por edhe armët e shkurta të cilat janë armë primare për çdo zyrtar policor, shkruan portali kallxo.com.

Në anën tjetër, raportohet se, Njësitë Speciale Operative- NjSO janë të pajisura me armë të gjata si Kallashnikovë dhe të shkurtra si “Glock”, gaz lotësjellës, shock bomba.

Në pikën kufitare në Jarinjë janë të vendosura në tri pjesë të ndara më shumë se 6 autoblinda.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

5 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago