Pjesëtarët e njësisë për operacione speciale pranë ushtrisë ukrainase, ka publikuar një video ku shihet sesi snajperistët e tyre eliminojnë dy ushtarë rusë në afërsi të Bakhmutit.
Në përshkrimin e videos, pjesëtarët e SSO-së kanë bërë të ditur se kanë vërejtur lëvizjet e forcave pushtuese, ku pas intervenimit të tyre kanë arritur të neutralizojnë dy prej tyre.
Ndryshe qyteti i Bakhmutit vazhdon të jetë pika më e nxehtë e luftës në Ukrainë, ku nga të dyja palët raportohet për shumë të vdekur dhe plagosur.
Në anën tjetër, për ukrainasit është bërë vatër e rezistencës, dhe se në këtë qytet mijëra pjesëtarë të grupit mercenar rus Wagner, e kanë pësuar me jetë.
Madje ata disa herë kishin pretenduar se kanë marrë nën kontroll këtë qytet, por në fund doli të jetë krejt e kundërta – Wagner u tërhoq nga atje e madje nga i tërë territori i Ukrainës.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…