FOTO&VIDEO

Snoop Dogg “kapet mat” në rrugët e Londrës me trupëroja shqiptarë

Reperi dhe aktori i njohur amerikan, Snoop Dogg emri i vërtetë Calvin Cordozar Broadus, gjatë vizitës në Londër është marrë në ruajtje nga një grup shqiptarësh. Në disa foto të publikuara sot, shihet se reperi me famë botërore ecën në rrugët e Londrës nën shoqërimin e rreptë e konstant, të katër shqiptarëve.

Gjatë udhëtimit me makinë drejt një restoranti në zonën Soho të Londrës Snoop Dogg shihet duke bërë shqiponjën simbolin e shqiptarëve. Gent Dedei, i cili drejtoi të gjithë mbrojtjen e Snoop Dogg, thotë se nuk ishte e lehtë por jo e pamundur t’i siguronin ruajtjen për vetë profilin që ai ka.

Ndërsa shtatlarti nga Burreli, emigrant prej shumë vitesh në Londër, Skënder Leka, tregon se ishte vlerësim për shqiptarët që punojmë në industrinë e sigurisë të shoqëronim gjatë disa ditëve, një person VIP siç është artisti amerikan me famë botërore Snoop Dogg.

Prej vitit 1998 kur shqiptarët mbërritën masivisht në Angli një numër i madh prej tyre nisën të punonin si “doorman” roje sigurie në lokalet e natës madje edhe në ato ndër më të njohurat. Me kalimin e viteve shumë shqiptarë kanë ngritur kompaninë e tyre të sigurisë qoftë për mbrojtje personash VIP apo duke punësuar madje edhe anglezë në ruajtjen e lokaleve të natës apo objekteve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

1 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

12 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

18 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

24 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago