Qassem Soleimani, 62 vjeç, ishte komanduar në krye të Forcave Revolucionare të Iranit që nga viti 1998. Soleiman shpejt u bë një figurë legjendare, përgjegjës për të gjitha operacionet jashtë Teheranit dhe pikë referimi strategjike për Ajatat. Ai u bë njeriu që ridizenjoi skenarët gjeopolitikë të Lindjes së Mesme në favor të Iranit, aq sa shumë ish agjent të CIA-s e kishte quajtur atë “personin më të fuqishëm operacional në Lindjen e Mesme”.
Në njëzet vitet e fundit, Soleimani ka ‘nënshkruar’ praktikisht të gjitha “fitoret” ushtarake më të rëndësishme të Iranit.
Është për tu theksuar se deri në 11 shtatorin tragjik, gjenerali konsiderohej shumë i besueshëm nga Administrata Amerikane, aq sa ai u vlerësua si pikë referimi e SHBA në luftën kundër Talibanëve në Afganistan.
Por rënia e Kullave Binjake dhe futja e Iranit nga George W. Bush në të ashtuquajturin “boshti i së keqes” ndryshoi rrënjësisht kartat në tryezë dhe nga ajo ditë mendimi fiks i gjeneralit iranian kishte qenë për të shkaktonte goditje vrasëse armikut të tij, Uashingtonit.
Komandanti i Pasdaranit gjithashtu ka krijuar tashmë lidhje të forta me Hezbollahun, grupin e armatosur shiit libanez, të cilit ai i ka ofruar mbështetje, armë dhe para.
Së bashku me Hezbollahun, Soleimani mbështeti Asadin të forconte pushtetin në Siri duke mbajtur kontroll shumë të fortë në Damask, gjithashtu edhe falë miqësisë ruse që gjenerali iranian kurrë nuk i humbi.
Nën komandën e Soleimanit, trupat iraniane dhe ato Irakiane ndaluan përparimin e ISIS dhe falë këtyre operacioneve, karizma e gjeneralit, veçanërisht në Iran, ishte rritur në mënyrë të menjëhershme. Aq shumë sa për ta shenjtëruar atë si një yll të vërtetë për miliona ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…