Duke u përgjigjur në akuzat që po ia bën opozita përkatësisht Gjilas lidhur me raportet e tij me Kishën Ortodokse (SPC) Vuçiq ka thënë se me synimin që të shkojë në Malin e Zi po bien bastionet e gënjeshtrave, shkruan “Novosti”.
“Po iu bie në ujë gënjeshtra dhe akuzat se Vuçiq është tradhtar posaçërisht në Malin e Zi. Prandaj nuk e kanë të lehtë nervozen dhe histerinë në media dhe kanë nis fushatën kundër udhëtimit tim atje” tha Vuçiq.
Gjilas dhe anëtarët tjerë të SZS nuk iu bënë për popullin serb në Mal të Zi, por si të kthehen në pushtet dhe të vazhdojnë të plaçkitin popullin.
Atyre nuk ju pengon shkuarja në Kishën në Zagreb apo afër Prishtinës, por ju pengon qëllimi dhe shkuarja në Malin e Zi.
“Paramendoni se duhet të sqaroni dhe të thoni se presidenti Serbisë nuk është i mirëseardhur në Kishë, nuk kam penguar kur isha në Zagreb, në Prishtinë , e tash nuk mund të shkojë në Graçanicë sepse kam pasur guximin të them se Reçaku është montim” tha Vuçiq duke shtuar se është i gatshëm të thotë si do mbronte popullin serb nikoqir.
Askush nga ata (opozita) nuk është i gatshëm për diçka të tillë, të mbrojë serbin nikoqir si është Tedosijeviç në Zveçan që ka thënë deklaratën dhe ka marrë dënimin prej 2 viteve. Shumë do të kishin “fshirë” emërtimin e Kishës Ortodokse Serbe, por ai nuk do e bëjë këtë.
Vuçiq nënvizoi se respekton patriarkun Irinej dhe nga ai kërkoi bekimin që të shkojë në Malin e Zi me rastin e mbrëmjes së natës së Krishtlindjeve.
Ndërkohë që ai theksoi se ka mundësi të shkojë dhe se në 24 orët e ardhshme do të vendos rreth vizitës së mundshme.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…