Sipas rezultateve të publikuara nga sondazhi për Ballkanin Perëndimor për vitin 2022 në kuadër të projektit të institutit amerikan “Instituti Republikan Ndërkombëtar” (IRI), Albin Kurti është politikani më i besueshëm në Kosovë.
Në listën prej dhjetë politikanëve më të pëlqyer, sipas sondazhit, janë: kryeministri Kurti, presidentja Osmani, ish-presidenti Thaçi, kryetari i Kuvendit Konjufca, ish-kryetari i Kuvendit Veseli kryetarët e partive opozitare dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës.
Kryeministri Albin Kurti, sipas matjeve të institutit amerikan, është më i pëlqyeri në Kosovë me 28%.
Presidentja Vjosa Osmani ka mbështetjen e 15% të respodentëve që kanë marrë pjesë në sondazh.
Dy ish-kryetarët e PDK-së pasojnë në vendet 3 dhe 4.
Kadri Veseli (9%) befasisht qëndron me 2 pikë para ish-presidentit Hashim Thaçi.
Lideri i LDK-së, parti kjo që ka më së shumti komuna në Qeverisje, Lumir Abdigjiku është në vendin e pestë me 6% të mbështetjes qytetare.
Ramush Haradinaj dhe Glauk Konjufca kanë marrë mbështetje nga 6% e qytetarëve.
3% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është politikani më i besueshëm në Kosovë.