Ligji malazez për Lirinë e Fesë me sa duket ka ngjallur zhgënjimin e nacionalizmit serb dhe ka treguar se shoqëria serbe është në proces të rivendosjes së primitivizmit – tha Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit të Serbisë.
Ajo shprehet se ligji i Malit të Zi për Lirinë e Fesë ishte një shkas për shpërthimin e nacionalizmit serb, por gjithashtu një zhgënjim që nuk u qetësua kurrë.
“Me shpejtësi befasuese, ai ka homogjenizuar virtualisht tërë kombin, serbët nuk kanë qenë aq të bashkuar që nga viti 1999. Nuk është çudi që studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Beograd bënë kërkesa për dëbimin e ambasadorit malazez.
Me një matricë ideologjike të pranueshme, Fakulteti i Drejtësisë ka një peshë specifike. ekspertë të lartë juridikë, të cilët i dhanë legjitimitetin juridik Slobodan Millosheviçit dhe më vonë Vojislav Kostunicës, veçanërisht në kohën e ngjarjeve tragjike që shënuan copëtimin e Jugosllavisë, nga dhuna kushtetuese-politike, përmes shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut deri në shkatërrim në masë dhe krime lufte”, thotë Biserko .
E gjithë kjo, beson ajo, tregon për ndërthurjen komplekse dhe aspak aksidentale të shumë ngjarjeve dhe rrethanave që kanë profilizuar këtë fenomen në Shkollën Juridike në Beograd.
“Sigurisht, ka shumë kundërshtarë ideologjikë dhe profesionistë në Fakultetin e Drejtësisë, por zëri i tyre për fat të keq dëgjohet shumë më rrallë në publik”, thotë ajo.
Biserko thekson se Beogradi asnjëherë nuk e ka pranuar pavarësinë e Malit të Zi dhe beson se është akoma e mundur të kthehet Mali i Zi në kornizën shtetërore me Serbinë.
Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…
Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…
Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…
Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…
Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…