Prokuroria e Posaçme mëngjesin e sotëm ka zbarkuar në drejtorinë e Kadastrës së Durrësit duke arrestuar pesë zyrtarë të këtij institucioni.
Mësohet se dosja që është sekuestruar nga SPAK lidhet me një hetim të nisur për tokat në bregdetin e Gjirit të Lalëzit.
Procedimi është nisur kryesisht. Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar rreth 190 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit.
Fshati është i njohur pasi kanë vila shumë politikanë dhe biznesmenë.
Falsifikim dokumentesh kryer në bashkëpunim të një grupi të strukturuar kriminal, shpërdorim detyre, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Këto janë akuzat ndaj 7 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Hipotekës së Durrësit, në një aksioni të sotëm të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që solli 5 urdhër arresti deri më tani, se dhe kontrollin e banesave.
Aksioni i SPAK përfshiu ish-drejtorin e Hipotekës Bedri Luku, i shoqëruar fillimisht dhe i lënë i lirë, si dhe nëpunës të tjerë, shtetasit Vlash Brahija, Altin Haruni, Agron Bejdolli, Lisandër Xhizdari, Ber Begeja, Asllan Arapi.
Sipas vendimit, nga akt ekspertimi teknik kompjuterik nr 11845, dt 15.11.2019, janë konstatuar foto dhe video që paraqesin dokumente që lidhen me toka bujqësore dhe tokë truall si dhe akte të marrjes së tokës në pronësi, certifikata për vërtetim pronësie, kartela të praktikave dhe harta treguese të regjistrimit të pasurive, të cilat siç ka provuar hetimi i deritanishëm ndodhen në fshatin Lalëz.
Disa nga fotot që u gjetën në memorien e telefonit i përkasin vijës bregdetare dhe tokës pyjore në këtë zonë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…