SPORT

Spaleti: Zvicra ka lojtar të shkëlqyer si Granit Xhaka

Italia do të përballet sonte në orën 18:00 kundër Zvicrës në “Olimpiastadion” të Berlinit, takim i vlefshëm për raundin e 1/8-ave të Kampionatit Europian 2024, përcjell albinfo.ch.

Në prag të takimit, trajneri i “axurrëve”, Luçiano Spaleti, ka dalë në konferencën për media, ku ka folur në lidhje me këtë përballje vendimtare: “Të gjithë e mbajnë mend kur ne fituam Botërorin në Berlin në vitin 2006. Në stafin teknik ne kemi një legjendë si Xhixhi Bufon, që ua ka kujtuar të gjithëve atë moment. Ne e kemi përjetuar gjithë emocionin që e kishim duke e parë edhe njëherë ndeshjen.

Bastoni është në rregull. Ai u trajnuar me ekipin dhe na lehtësoi pak situatën. Dimarko nuk është i gatshëm, ai nuk do të luajë. Mbrojtja me 4? Ne do të luajmë me diçka të ngjashme.

Ne duhet të bëjmë më shumë se çka kemi bërë deri tani, që të mund t’i bëjmë italianët krenarë. Shorti na vuri në një grup të vështirë dhe lojtarët nuk u përshtatën. Tani pres t’i shoh lojtarët më të relaksuar, sepse është një ndeshje me eliminim direkt. Nuk ka justifikime, koha për të bërë diçka është tani. Ne vetëm do të shkojmë në raundin tjetër nëse e fitojmë sfidën.

Nuk e kemi treguar potencialin tonë deri më tani, ose e kemi bërë në disa momente të vogla. Ne e merituam kualifikimin, edhe pse shënuam në fundin e lojës, por duhet ta marrim si mësim, sidomos në aspektin e personalitetit.

Trajneri i Zvicrës është shumë i mirë. Ju mund ta shikoni sa të organizuar janë kur shkelin në fushë. Ata janë kualifikuar, kanë fuqi. Ata kanë lojtar të shkëlqyer si Xhaka. Por mendoj se mund të përballemi denjësisht me ta nëse japim më të mirën tonë.

Skamaka ka potencialin t’i bëjë dëm çdo skuadre. Ai mund të shënojë në çdo moment sepse ka kreativitet dhe fuqi. Nuk kam trajnuar shumë lojtar si puna e tij me atë lloj goditjeje. Disa herë kam qeshur me të duke i thënë se është përtac. Në realitet ai stërvitet shumë, por duhet të përmirësohet kur nuk e ka topin në zotërim. Nuk e di kush do të jetë titullar midis tij dhe Reteguit, por të dy do të jenë të pranishëm.

Mançini do të zëvendësojë Kalafjorin sepse ai e ka eksperiencën e duhur për duele si ajo e nesërmja”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago