Spanja, Irlanda dhe Norvegjia kanë deklaruar se do të njohin formalisht shtetin e Palestinës. Tre vendet deklaruan se vendimin për ta njohur Palestinën e morën me synimin që të “krijojnë një momentum në përpjekjet për të siguruar paqen afatgjatë në rajon.”
Vendimi i tre shteteve euopiane vjen shtatë muaj nga nisja e luftës në Gaza.
Ky akt simbolik dhe i koordinuar i tre shteteve u njoftua të mërkurën në mëngjes pas muajsh negociatash mes një grup shtetesh europiane që ishin të gatshëm ta merrnin këtë hap.
Duke folur para Dhomës së Përfaqësuesve spanjollë të mërkurën në mëngjes, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, i cili ishte zotuar të njihte Palestinën deri në qershor, njoftoi se Spanja do ta njohë shtetin e Palestinës të martën e ardhshme, më 28 maj.
“Ka ardhur koha për të kaluar nga fjalët në veprime,” tha Sánchez.
“Për t’u thënë miliona palestinezëve që po vuajnë se ne qëndrojmë me ta, se ka shpresë dhe se pavarësisht nga muret që janë ngritur, fshatrat që bombardohen dhe vendbanimet ilegale që janë ndërtuar, toka dhe identiteti i palestinezëve. ekzistojnë ende.”
Sánchez së bashku me homologun e tij irlandez, Taoiseach Simon Harris, kanë qenë në krye të përpjekjeve për të ndërtuar koalicionin e shteteve anëtare të BE-së me të njëjtin mendim.
Duke folur në Dublin, Harris tha: “Kjo është një ditë historike dhe e rëndësishme për Irlandën dhe Palestinën”.
Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere gjithashtu njoftoi se vendi i tij do ta njohë zyrtarisht Palestinën si shtet më herët gjatë ditës së sotme.
“Nuk mund të ketë paqe pa një shtet palestinez,” u tha Stoere gazetarëve në Oslo.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Izraelit. Ministri i Jashtëm, Israel Katz deklaroi se vendimi i sotëm u dërgon një mesazh palestinezëve dhe botës: terrorizimi shpërblehet.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…